Dëgjoni muzikë kur punoni? Studimi thotë se…

Në bazë të një studimi të bërë në universitetin e Hollandës, është arritur në përfundimin se të dëgjosh muzikë gjatë kohës që punon, mund të jetë shumë produktive. Ajo që u vu re qartësisht ishte fakti se këngët e gëzueshme i bënin disa punonjës shumë herë më kreativ në mënyrën se si ata mendonin.

Për rrjedhojë, ata kishin ide më origjinale, të freskëta dhe unike. Në fund do të jeni shumë produktiv dhe energjia pozitive që vjen si rezultat i melodisë, do ndikojë në krijimtarinë tuaj.