Demiraj “bie në paqe”: Ja pse nuk jam ndier komod

Ministri i Brendshëm në largim, Dritan Demiraj, duket se nuk i ka mbetur asnjë peng, e me kryerjen e misionit me sukses është rrëfyer në lidhje edhe me pakënaqësitë që ka hasur gjatë rrugës. Ai mbante mbi supe një mision me shumë përgjegjësi, e për të cilin i është dashur një punë kolosale. Demiraj pranon haptazi se nuk është ndier komod, pasi nuk ka pasur bashkëpunim të sinqertë me strukturat, qofshin ato vartëse, apo ato eprore.

“Nuk është se jam ndier shumë komod, nuk kemi pasur bashkëpunim të sinqertë me strukturat, qofshin ato vartëse, qofshin ato eprore, pra edhe në Kryeministri. Por unë falenderoj policinë, nivelet e ulëta deri në nivelet më të larta për punën, për përpjekjet. Policia ka brenda saj persona shumë të ndershëm, të përgjegjshëm për punën që kryejnë por sigurisht policia ka persona të cilët duhen larguar nga detyra”, deklaron Demiraj për “BalkanWeb”.

Ndër të tjera, ministri teknik pohon se kultivimi i kanabisit këtë vit ka shënuar ulje. “Po sigurisht është i ulët, madje jo vetëm është i ulët, por edhe gjatë këtyre muajve të fundit ka pasur disa goditje, operacione të cilat në një pjesë të madhe të tyre kam qenë edhe unë prezent, jo në rolin operacional, por si ministër”, thotë ai.

“Prodhimet e vjetshme që janë në sasi shumë të mëdha, të fshehura, sigurisht jo edhe pa dijeninë e policisë, duhet intensifikuar puna për goditjen e tyre edhe për kapjen e personave. Dhe në fakt policia kap vetëm persona të nivelit të ulët. Ka ardhur koha që të çohen para drejtësisë persona të cilët janë kryesorë në këtë trafik”, shton Demiraj.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj