Dokumenti: Si vdisnin të miturit nga dizanteria dhe turbekulozi në kampin e Tepelenës

Kastriot Dervishi ka vazhduar publikimin e dokumenteve nga kampet e interrnimit në Shqipëri. Së fundi një dokument mbi sëmundjet dhe vdekjet në kampe vjen realiteti i asaj kohe ku dizanteria dhe turbekulozi bënin “kërdinë”. Nga ky dokument vërehet se në kamp kishte nga fëmijët e deri tek më të moshuarit.

“Këto ekstrakte dokumentesh të viteve 1949 dhe 1951 hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjeve në kampin tela me gjemba të Tepelenës. Nga një lexim i përgjithshëm shihet se sëmundjet kryesore në kampin e Telelenës janë TBC-ja dhe dizanteria. Po ashtu vihen re se të internuarit e vdekur janë kryesisht të moshuar dhe fëmijë. Në rastet kur cilësohet mosha, vërehet se fëmijët janë 5-vjeçarë, ndërsa të moshuarat janë të moshave 69 dhe 89 vjeç” thotë Dervishi në shënimin e tij.