Donald Trump i jep medaljen e ekselencës djalit të ish-ministrit shqiptar

Presidenti i SHBA-se, Donald Trump i ka dhënë medaljen e ekselencës një nxënësi shqiptar.

Djali shqiptar ka marre rezultate të shkëlqyera në mësime gjë që ka sjellë nderimin nga vetë presidenti i SHBA-së.

Dario Toska, djali i Igli Toskës, sapo ka përfunduar me sukses klasën e pestë, duke u bërë kështu pjesë e nxënësve fitues të programit “President’s Education Awards”.

Medalja që Dario ka marrë jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8-vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën.

Ekselenti shqiptar sapo ka mbaruar klasën e pestë në shkollën amerikane të Garmisch Elementary Middle School, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, në Garmisch të Gjermanisë.

Në pesë vitet e para të shkollimit ai ka spikatur për rezultatet e larta.

Por jo vetëm kaq. Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe së fundmi edhe i “Spelling Bee”.