Dorëzohet Robbie Williams: Muzika po më vret!

Nuk kanë qënë të paktat shqetësimet që ka hasur Robbie Williams, e ndërsa tashmë ai është dorëzuar, duke pranuar se karriera muzikore ka ndikuar keq për shëndetin e tij.

“Kjo punë është mjaft e dëmshme për shëndetin tim, dhe thuajse po më vret.”

“Depresioni ka qenë i pranishëm në familjen time”, shton 17 herë fituesi i British Awards. “Unë nuk e di nëse do të isha kaq i sëmurë mendërisht, po të mos ishte për famën.

Kur jeni i famshëm, ju kaloni në lupën e vëmendjes botërore dhe të metat tuaja gjithashtu zmadhohen kur kalojnë në të”, ka deklaruar këngëtari 43-vjeçar.