Dyzet shekuj të Sicilisë pellazge – Trinakria

Lundrimi nëpër historinë tonë të lashtë të begaton shpirtin , të rritë krenarinë dhe të jep guxim t`i vërsulesh së ardhmes  me një vetëbesim që je emër e jo numër. E kaluara e jonë herë e mohuar , herë e vjedhur e herë e heshtur krijon një huti e cila na kushton shtrenjtë . E keni lexuar sa  e sa herë se si na konsiderojnë serbët , grekët dhe turqit . Zhvillimet ekonomike të këtyre tre popujve  pushtues të tokave tona , e kanë “ bindur “ botën “  që ne jemi një popull i ardhur rishtas këndej pari , që ne jemi pranuar nga këta të cekurit më lartë si për “mëshirë “ , vetëm për të mbijetuar falë “zemërgjerësisë “ së tyre.

Lundrimi me lundërzën e vogël që e kemi  ( tani për tani  ) na mundëson që të futemi nëpër oqeanet më të thella , dhe për kundër valëve të më mëdha mu si Uliksi  ta gjejmë vetveten në lashtësinë kohore  , aty ku e kishim vendin. Përderisa Uliksi duhej të mashtrohej me bukurinë dhe zërin melodik të nuseve të detit  ( sirenave) , neve  sot mundohen të na mashtrojnë ndryshe , me metoda tjera .
Jo , edhe ne do të  “lidhemi “  për vetveten  si Odiseu dhe të ecim drejtë “Itakës “ sonë , pa u joshur nga mashtrimet , kërcimet dhe  mallkimet e atyre që duan të na shohin ndryshe.

Sot, me  ju  së bashku jam në Sicili  ( të Italisë moderne ) , dhe aty do ti gjejmë disa rrënjë tona të vjetra dyzet shekuj aty ku flitej pellazgjishtja dikur, por do ta përshkruajmë edhe rrugën detare të Odiseut .

Sigurisht që keni dëgjuar për Trinakrinë ose edhe Trinakinë ?

“ Fjala “Trinakria” do të thotë trekëndësh dhe i referohet formës gjeografike  trekëndore të Sicilisë. ishullit më të madh në Detin Mesdhe. Në kohën e Romakëve quhej “ Trinacrium “ me kuptim të “yllit “ me  tre rremba. Në basenin Mesdhetar gjendet  edhe termi “triskelion “  , që daton nga shek i tetë pr.Kr.
((“Sicilian Culture: The Folklore, Legends & Traditions: Trinacria.” Sicilian Culture: The Folklore, Legends & Traditions: Trinacria. ;Radicini, Ninni. “The Trinacria: History and Mythology | The Symbol of the Hellenic Nature of Sicily | Article by Ninni Radicini.” The Trinacria: History and Mythology ,)

Unë nuk i bindem këtij spjegimi , sepse kemi edhe tjera burime .
Shikoni këtë spjegim:  Triskelion ishte simboli i vjetër i Sicilisë  nga koha e Magna Grecia (The triskelion is an ancient symbol of Sicily, with the head of the Gorgon, whose hair are snakes, from which radiate three legs bent at the knee. The symbol dates back to when Sicily was part of Magna Graecia, the colonial extension of Greece beyond the Aegean )
Ju thotë diçka Magna Grecia ?  Plini vjetër e spjegon si “ forma trekëndore e ujdhesës me emrin Trinacrion  Greek tri- (three) dhe akra  (end, limb ) Pra ,tri kënde !

E kemi edhe këte  : “ Odiseu dhe grupi i tij ishin të porositur që mos të kalojnë afër  Trinakrias ( Odysseus and his crew arrive at Thrinacia after passing Scylla and Charybdis. Odysseus has been warned by both Circe and the shade of Tiresias to avoid Thrinacia, but his men beg him to let them stop and rest. )

Por , Oh Muze Siciliane, le tё trajtojmë (këndojnë) për argumente pak në nivel më të lartë ! VIRGILIO: BUCOLICHE  (ECLOGA IV) :

“Salve, felice terra, che gli avi miei appellarono Trianacria(1), tu che nutristi ne’ tuoi ubertosi campi i bovi del sole (2), dove Saturno   nascose la sua falce d’oro (3), misteriosa sorgente di città, e dove Cerere saziò gli uomini col primo pane (4). La mia mente, sciolta d’ogni Iegge di spazio e di tempo, ritorna a tuoi monti aerei (5), alle belle colline (6), alle beate valli (7), ai simbolici pelle-

Virgjili pra këndon : “ Pёrshёndetje, tokё e lumtur, që etërit e mi thirrёn Trianakria (1), ti që ushqeve nё fushat e tua pjellore qetë e diellit (2), ku Saturni fshehu drapërin e tij të artë (3), burimin misterioz  të qytetit, dhe ku Çerere i ngopi njerëzit me bukën e parë (4). Mendja ime, e tretur nga çdo Ligj i hapësirës dhe e kohës, kthehet në malet tua qiellor ( tё lartë) (5),   tek kodrat e bukura (6), në luginat e bekuara (7), të simboliket ….

Të shkojmë më tutje , libri e spjegon të vërtetën .Vetëm me gjuhën shipe si trashëguese e vetme e pellazgjishtes mund të spjegohet jo vetëm Trinakria por edhe shumë nga poema e Virgjilit ‘

(1) Trioakria rrjedh nga gjuha pellasgo-shqiptare Tre-kokat (tre-krerët), pra Trine=tre, kria = kreu=koka, kështu e thёnё nga banorët e lashtë Pellasg për figurën e saj  trekëndëshe dhe tre promontoret (cepat), Pelorus, Pachynus, and Lilybæum

Më poshtë i kemi edhe spjegimet tjera për fjale pellazge që kuptohen drejt vetë nëpërmjet të gjuhës sonë të lashtë, gjuhës së Perëndive .

(2) Pra appeluar si ishulli i diellit. (3) Saturni mbasi i ka prerë organet gjenitale tё atin e tij Uranit, hodhi dhe

e fshehu në Sicili drapërin. (4) Egjyptianёt i thanë qё Cereri e gjeti përdorimin e bukës kur ishte në Egjypt;

Athinasit dhe Sicilianёt mbёshtesin se shpikjen e përdorimit tё grurit dhe Elbit i kishte fillimet në Sicili nga Cerere i lindur atje; dhe se ishulli i është Kushtuar (shёnjtёruar) asaj, siç e shohim nga monedhat antike Sikule. (5) Malet Erei, të quajtur kështu nga fjala Pelasgo-shqiptare Er ose të erës, për të cilat akoma pёrcaktuar me erëra tё forta, janë malet më të famshme të Siçilis nё lashtësi pёrafёrsisht me Alunzio sot i shkatёrruar: ku pёrmbi gjendet Kalaja

E Shёn Filadelfo, ose vëllai i mirë. (Fazello) (6) Bucheri nga Pellazgjikja- shqip korrespondon me bukur, ose mё saktё me Bukuria ,Sot Bagaria, pranë Palermos, quajtur dikur nё lashtёsi dhe Lito-bello. (7) Vallevelima, nga Pellazgjikja- shqip do të thotë Valle e Bekuar.

Edhe një herë : “(1) Trionakria rrjedh nga gjuha pellasgo-shqiptare Tre-kokat (tre-krerët), pra Trine=tre, kria = kreu=koka, kështu e thёnё nga banorët e lashtë Pellasg për figurën e saj  trekëndëshe dhe tre promontoret (cepat), Pelorus, Pachynus, and Lilybæum “

O zot sa të vjetër që jemi !