Është mbipeshë, lojtari më i paguar në botë lihet jashtë

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez është mbi peshë dhe trajneri i ri i Shanghai Shenhua, Wu Jingui, ka deklaruar se se nuk do ta marrë në ekip derisa ai të jetë në formë, pavarësisht se lojtari merr 40 milionë euro në sezon. Tevez është futbollisti më i paguar në rruzullin tokësor, që në momentin kur vendosi të largohet nga Boca Juniors për të luajtur në Kinë.

Tevez ka pasur probleme me formën në kampionatin aziatik, ku ka shënuar vetëm dy gola në 11 ndeshje të luajtura. Wu thotë se Tevez, i cili sapo është kthyer nga dëmtimi, nuk është gati për të luajtur në ndeshje në Superligën kineze. Tevez u vërshëllye nga tifozët në ndeshjen e fundit që luajti me Shangai, nën drejtimin e Poyet, gjatë humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Henan Jianye.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj