Është në dorën tuaj! Si të mbani nën kontroll tensionin e gjakut!

Ushqimet që ulin në mënyrë natyrale tensionin e lartë të gjakut (nga fasulja deri tek bananet).

Fasulet e bardha –Vetëm një filxhan fasulesh të bardha përmban 13% kalcium, 30% magnez dhe 24% kalium, kjo në lidhje me sasinë e nevojshme ditore që trupi ynë ka për këto lëndë.  Theksojmë se fasulet e bardha janë shumë të këshillueshme për personat vegjetarianë dhe këshillohet që ato të gatuhen në temperaturë të ulët.

Kosi pa yndyrë – Një filxhan kos pa yndyrë i siguron trupit 49% të sasisë së nevojshme të kalciumit, 12% të sasisë së magnezit dhe 18% të sasisë së kaliumit. Kosi pa yndyrë është një ushqim shumë i pasur në minerale dhe këshillohet që të konsumohet në mëngjes.

Kivi – Një kiv i siguron trupit 2% të sasisë së nevojshme të kalciumit, 7% të magnezit dhe 9% të kaliumit. Theksojmë se kivi është shumë i pasur  në vitaminë C, më i pasur madje edhe se portokalli.

Pjeshkat dhe nektarinat – Edhe  këto fruta janë të pasura në kalcium, magnez dhe kalium. Një mundësi e  mirë për të zëvendësuar pjeshkat dhe nektarinat e freskëta është duke i ruajtur ato në ngrirje, thjesht sigurohuni që t’i nxirrni nga ngrirja para se t’i konsumoni që të shkrijnë në mënyrë natyrale.

Speci i kuq – Edhe speci i kuq, ashtu si ushqimet e sipërpërmendura, është shumë i pasur në kalcium, magnez dhe kalium. Specat e kuq mund të konsumohen edhe pasi janë mbajtur në ngrirje për 10 ditë. Është e këshillueshme që kur të futen në ngrirje, të mos mbështillen me plastikë por me ndonjë copë, pasi kjo gjë shmang tharjen e tyre.

Brokoli – Përveçse ndihmon në neutralizimin e tensionit të gjakut, vlerat ushqyese të brokolit janë të jashtëzakonshme, ai njihet edhe si një luftues i qelizave kancerogjene. Brokoli mund të ruhet edhe në ngrirje dhe mund të konsumohet ditë më vonë pasi nuk i humb vlerat e tij ushqyese.

Bananet – Edhe fruti i bananes është i pasur në kalcium, magnez dhe kalium, dhe është një ushqim ideal nëse keni tension të lartë të gjakut. /Burimi: Prevention.com