Familjarët e akademikut Hoxha poshtërojnë Berishën: Burgun e kishte peshqesh prej teje

Dy ditë më parë, familjarë, miq, të afërt, e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit akademikut të projektuesit të një sërë veprash hidroenergjetike, Farudin Hoxha. Inxhinieri ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas vepra të rëndësishme në sektorin e energjetikës.

Në morinë e ngushëllimeve spikati edhe ajo e ish-kryeministrit Berisha, i cili shkruante në Facebook se ndarja nga jeta e akademikut, Prof. Farudin Hoxha është një humbje e dhimbshme për shkencat tona në tërësi dhe ato hidroenergjitike në veçanti.

Por, të afërmit e të ndjerit nuk kanë haruar të shkuarën. Familjarët nuk mund të harrojnë burgun që i bëri “peshqesh” Berisha, pas një kontributi që akademiku kishte bërë për Shqipërinë. Nipi i profesorit thotë më tej se ngushëllimi nuk është gjë tjetër veçse një hipokrizi.

Nga Arben Duka

Po ka njeri që çdo shqiptar i ka borxh, ky është Profesori i Ndritur, Farudin Hoxha. E theksoj me të madhe mbiemrin “I ndritur”, se e gjithë vepra e tij titanike ka lidhje me dritën.

Ky inxhinier i jashtëzakonshëm ka projektuar të gjitha hidrocentralet madhështore mbi kaskadën, por edhe më shumë se kaq. Ndaj vdekja e këtij burri të lartë, një nga akademikët tanë më të spikatur, la mbrapa shumë dhimbje.

Por ajo që ka bërë përshtypje në rrjetet sociale ka qenë ngushëllimi i Sali Berishës, ngushëllim të cilin të afërmit e Profesorit ja kanë refuzuar.

Saliu mendon se njerëzit i harrojnë bëmat dhe gjëmat e tij. Si mund t’ia harrojë familja e Profesorit burgun që i bëri peshqesh Sali Berisha, mbas një kontributi kolosal që ai kish bërë për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare?

“Në vendin tuaj, mua do më vinte turp”. E fillojmë tek futja e tij në burg paturpësisht me urdhrin tuaj. E si të mos mjaftonte ky turp pas daljes së tij në krah të Bamir Topit për të qetësuar shqiptarët nga rreziku i përmbytjeve, ai u sëmur rëndë. Po vdiste.

Çuditërisht doktorët e lanë të vdiste! Urdhër? Thashethemet thonë që po. Tani ju po e ngushëlloni. S’të shkon më kjo hipokrizi as para nesh, as para popullit e as para madhështisë së figurës së Farudin Hoxhës, që s’ka qenë asnjë ditë anëtar i PPSH-së”.

Ky është reagimi i Ardi Omerit, nipit të Profesorit, tek “Qytetari Dixhital” i Berishës. Po të hyni aty do lexoni dhe më shumë si nga Berisha ashtu dhe nga Omeri.