Fillon krijimi i komisionit të ri për demarkimin e kufirit me Malin e Zi

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas shkarkimit të Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ka emëruar si përgjegjës Shpejtim Bulliqin për krijimin e komisionit të ri.

Në përbërjen e këtij komisioni, që do të merret me korigjimin e marrëveshjes aktuale, janë: Zejnullah Gruda, Martin Berishaj, Hamit Basholli, Florim Isufaj si dhe përfaqësuesë të ministrive të ndryshme.

Ambasadat perëndimore deri më tani nuk kanë reaguar ndaj paralajmërimeve të qeverisë së re të Kosovës për rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Zyra e BE-së ka përsëritur se demarkacioni është njëri nga kushtet kyçe për liberalizimin e vizave.