Fshikullohet 100 herë sepse “u gjet pranë një burri me të cilin nuk ishte e martuar”…

Rrahja  duhej të ndalej sepse gruaja kishte aq shumë dhimbje.

Një grua indoneziane u shtrua në spital pasi  ishte fshikulluar 100 herë në publik, si ndëshkim sepse u kap në një vend privat me një person i cili nuk ishte bashkëshorti i saj.

E quajtur vetëm si Mazidah, dënimi e 30 vjeçares u shikua nga mijëra vetë në Lhokseumawe, një qytet në provincën shumë konservative të Aceh.

Dënimi u ekzekutua pas lutjeve të së Premtes dhe duhej të ndërpritej me raste për shkak se ajo po qante me agoni, raportoi transmetuesi Australian ABC.

Burri me të cilin u gjet u rrah gjithashtu por ai nuk pati nevojë për trajtim spitalor. Rrahjet publike, të përdorura si dënim për shkeljen e ligjit islamik janë të zakonshme në Aceh, ku 339 u kryen vitin e kaluar, sipas Institutit të Reformës së Drejtësisë Kriminale. Është provinca e vetme në vend ku aplikohet.

Por aktivistët e të drejtave të njeriut frikësohen se rastet do të shumohen. Më herët këtë vit, dy meshkuj homoseksualë u rrahen 83 herë sepse kishin kryer marrëdhënie konsensuale në privatësi.

Pas një proteste ndërkombëtare mbi fshikullimet, autoritertet në provincën Aceh thuhet se kishin marrë në konsideratë kryerjen e ndëshkimeve trupore në privatësi për të shmangur publicitetin e keq.

Por shfaqja e fundit publike e fshikullimeve tregon qartë gatishmërinë e qeverisë vendore për të vazhduar si më parë. Përveç seksit konsensual jashtë martesës dhe seksit të homoseksualëve, ligji Islamik në provincë gjithashtu ndalon aktivitete të tjera duke përfshirë bixhozin dhe konsumimin e alkolit. /The Independent