GREKU DHE SHQIPËTARI

Greku: Pse ju shqipëtarë
keni djem të mbarë
të zgjuar, të zotë,
të fortë e të plotë

Shiko djemtë tanë
sikur nukë hanë,
të verdhë, të thatë,
të trëmbur si gratë
të liq, të pabesë,
pa trup e pa shpresë..
gjak ne vena s’kanë.
Tuajtë pse janë
trima të vertetë

Shqipëtari: Se i bëjmë vetë
S’na ndihnë të tjerë
si ju mor’ të mjerë

Andon Zako Çajupi