Gruaja e diagnostikuar me tumor të pashërueshëm thotë: “Vaji i kanabisit më shpëtoi jetën!”

Një paciente e diagnostikuar me kancer të cilës i dhanë vetëm disa muaj jetë ka bërë një përmirësim të pabesueshëm të gjendjes shëndetësore, e për këtë ajo ia atribuon të gjitha meritat vajit kanabis.

Lynn Cameron, 48 vjeçarja nga Blantyr, Skoci, i është dhënë 6 deri në 18 muaj jetë pasi u diagnostikua me një tumor të pashërueshëm në kokë në Dhjetor 2013.

Por, pavarësisht sesioneve të shumta të kemioterapisë dhe radioterapisë, skanimet nuk po shfaqnin përmirësime të masës tumoral dhe kështu ajo vendosi të përdorte vajin kanabis si bastin e fundit për shpëtimin e jetës së saj.

Katër vitë më vonë, Cameron nuk ka asnjë shenjë të ndonjë mase tumorale dhe thotë se ishte pikërisht vaji i kanabisit që e ndihmoi të jetonte. Tani, ajo është bërë pjesë e në fushate sensibilizuese për lejimin e përdorimit të kanabisit në mjekësi.

Pasi i thanë se ajo kishte një kancer terminal të gradës 4, Cameron provoi të gjitha metodat tradicionale përpara sesa një mik ti sugjeronte përdorimin e kanabisit. Edhe pse në fillim ajo ishte mjaft e frikësuar sepse po vepronte në kundërshtim me ligjet, ajo si përfundim vendoste ta provonte.

“Fillova të kërkoja gjithnjë e më shumë për “”vrasësit natyror” të kancerit dhe fillova të ndiqja një dietë alkaline dhe shmanga të ushqyerit me gjëra të konservuara. Ndërpreva gjithashtu konsumin e sheqerit krejtësisht”, tha ajo për Daily Record.

“Fillova ta merrja vajin e kanabisit poshtë gjuhës, sepse në atë formë përcillet direkt e në gjak.

Çdo skanim që bëja pastaj shfaqte përmirësime. Unë e dija ngaqë ma kishin thënë dhe të tjerët se kemioterapia dhe radioterapia nuk japin ndryshime aq madhore, ndaj e kuptova se ishte kanabisi ai që po ndikonte.”

“Në të gjashtën MRI, kanceri ishte zhdukur.”

Lynn Cameron

Cameron nuk u tregoi asgjë doktorëve në lidhje me përdorimin e kanabisit derisa çdo gjurmë kanceri u zhduk prej saj, atëherë ajo vendosi t’i sfidonte mjekët mbi përdorimin e tij.

“Ata nuk e pranonin kurrsesi. Ata nuk kishin mësuar në shkollën e mjekësisë asgjë për kanabisin.”

Edhe pse ka një numër të caktuar pacientësh të cilët japin “rrëfime anektodike” që kanabisi ka përmirësuar apo kuruar, doktorët vijojnë të theksojnë se nuk ka asnjë provë vërtetuese për efektet te kanceri.

“Ne e dimë se kanaboidët mund të kenë një sërë efektesh ndikuese te qeliza kancerogjene në kushte laboratorike dhe tek tumorët e kafshëve,” shprehet Dr. Kat Arney, Kërkues shkencor mbi kancerin.

“Por për momentin nuk ka evidencë të qartë të rasteve klinike që të provojnë përfundimisht që vaji i kanabisit mund të shërojë në mënyrë efektive dhe të shëndetshme kancerin tek pacientët”.

Burimi: The Independent