Hahn takohet me përfaqësuesit e ONM-së/ U vlerësua roli i reformës në drejtësi

Komisioneri për Zgjerimin në BE Johanes Hahn, ditën e sotme ka pritur në një takim përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i ngritur për të mbikëqyrur procesin e vettingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri.

Hahn gjatë takimit të Bruksel, është informuar nga përfaqësues të ONM mbi institucionet e vettingut në Shqipëri, ndërsa është vlerësuar roli i reformës në drejtësi për progresin e Shqipërisë.

Në takim ishte e pranishme edhe Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovefa Ruiz Calavera.