Hapet rruga e re për në Korçë, ja çfarë panorame fantastike ofron

Ka kohë që punohet në një prej segmentet më të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe më në fund vijnë pamje panoramike të një rruge të shumëpritur. Rruga e re që lidh Korçën me HEC Moglicë dhe më pas Gramshin dhe të gjithë Shqipërinë do të jetë ndoshta një mrekulli më vete sa i përket thyerjeve të relievit, ujëvarave, kanionit dhe sidomos HEC-in e Moglicës, që pritet të jetë edhe diga më e lartë në botë në llojin e saj. Kjo rrugë konsiderohet më shumë se një lëvizje masive mjetesh, një segment turistik për shkak të gjerësisë. I gjithë segmenti duke filluar nga HEC Banjë ka çfarë ti ofrojë kalimtarëve në të. Mundësitë për shëtitje, motorçiklistë dhe çiklistë janë shumë tërheqëse.

Për më shumë ndiqni fotot e ofruara nga prefekti i Korçës Ardit Konomi.

Hidrocentrali i Moglicës

Investimi i kompanisë Norvegjeze “Statkraft” për ndërtimin e HEC-it të Banjës dhe dy HEC-ve të tjera në kaskadën e lumit Devoll është aktualisht më i madhi në llojin e vet në vendin tonë.
“Në rrjedhën e lumit Devoll do të ndërtohen tre diga të mëdha që do të prodhojnë energji elektrike. Diga e Moglicës do të jetë një ndër më të lartat në botë në llojin e vet”, theksoi Agnar Aas duke shtuar se kjo digë do të ketë përmbajtje asfalti për ta bërë rrezistente nga lëkundjet sizmike.
Përmes tre hidrocentraleve, HEC-i Banjës, HEC-i Kokëlit dhe HEC-i Moglicës, projekti do të gjenerojë çdo vit përafërsisht 800 GWh të energjisë së rinovueshme dhe miqësore me mjedisin, pasi hidrocentralet të janë ndërtuar dhe në funksiononim, duke rritur prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri përafërsisht. 20%.
Bazuar në konsumin e energjisë elektrike për familje mesatare shqiptare prej 200 kwh / muaj, energjia e gjeneruar nga Hidrocentrali i Projektit të Devollit mund të sigurojë energji elektrike më shumë se 300,000 familjeve shqiptare.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj