Haradinaj zgjedhet kryeministër

Në vazhdimin e dytë të seancës, qeveria Haradinaj është votuar nga 61 deputetë.

Për zgjedhjen e Haradinajt si kryeministër kanë votuar 61 deputetë, ndërkaq deputeti i Nismës për Kosovën Zahir Berisha ka abstenuar.

Me këtë rast, kreu i AAK-së është betuar si kryeministër nën intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Votimi është bojkotuar nga deputetët opozitarë të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me t’u zyrtarizuar qeveria e re e Haradinajt, simpatizantë të AAK-së kanë festuar në kryeqytet duke hedhur fishekzjarre.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj