Heronjtë e ajrit: Marina Mbretërore Britanike shpëton mrekullisht 3 të mbijetuarit e anijes së përmbysur (Video)

Një helikopter i Marinës Mbretërore Britanike ka shpëtuar tre të mbijetuar nga një anije, e cila ishte përmbysur gjatë uraganit “Maria”, ku erëra prej 241 km/orë dhe dallgë prej më se 7 metrash, goditën brigjet amerikane.

Xhirimi i realizuar nga Rojet Bregdetare Amerikane, nga oficeri i klasës së dytë, Ashley Johnson, tregon operacionin e shpëtimit nga helikopteri i Marinës Mbretërore Angleze, i nisur nga bordi i një anijeje, menjëherë pasi mori sinjalin SOS.

Sinjali i alarmit ishte dhënë fillimisht nga një burrë anglez, pothuajse 50 milje detare nga vendi ku gruaja së bashku me dy fëmijët e saj 12-vjeçarë, u shpëtuan pranë brigjeve të ishullit të Porto Rikos, Vieques, – ku anija “Ferrel” dhe pjesëtarët e saj kishin kaluan 24-orë nën ferr.

Sipas raportimeve të medias ndërkombëtare, burri anglez nuk arriti të shpëtonte, pasi gjatë kryerjes së operacionit të shpëtimit anija u gjet e përmbysur dhe aty ndodheshin veçse një grua dhe dy fëmijët e saj, të cilët u vërtetuan më vonë se ishin me shtetësi nga Republika Dominikane.

Uragani “Maria” ka goditur brigjet amerikane, ku më shumë se 3.4 milionë njerëz kanë ngelur pa energji elektrike, ushqime, ujë dhe bazat më elementare të jetesës.