Historia e këmbanës moldave në Prishtinë

Pirgu i orës përbën një nga ngrehinat e rralla të Prishtinës që ka një histori të veçantë.

Ky pirg, që është ndërtuar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ka krijuar një identitet të dallueshëm prej pjesës tjetër me arkitekturë osmane, shkruan Konica.al.

Këmbana, në pjesën e sipërme të pirgut, ishte marrë si plaçkë gjatë luftërave osmano-ruse në principatat danubiane të Vllahisë dhe Moldavisë.

Në të është një mbishkrim me çirilicë rumune që shkruan “Alest klopot 10 fakut zupan Jon Moldvan 1764” që përkthehet si “Këtë kumbonë e bëri për nderë të zotit zhupan Jovan Moldvan në vitin 1764”.

Mekanizmi i orës ka lëvizur deri në vitet ’70 të shekullit të kaluar.

Ky pirg ka një motërzim edhe në qytetin e Manastirit në Maqedoni, i cili është ndërtuar në vitin 1830. konica.al/ 

© Salih Mehmeti