Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ‘e djegin’ duke kërcyer me Besin dhe Xhensilën

Mes të ftuarve në dasmën e shumpërfolur të Bes Kallakut dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj ka qënë edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Zonja e Parë e tij Monika Kryemadhi. Dy çiftet përveçse janë të gjithë pjesë e jetës publike shqiptare, në fushat respektive, janë edhe miq të mirë. Këtë gjë ata e kanë treguar edhe në postimet e rrjeteve sociale.

Ҫifti presidencial ka lënë mënjanë formalitetin dhe kanë kërcyer të gëzuar dhe ‘të shfrenuar’ bashkë me Besin, Xhensilën dhe të ftuarit e tjerë.