Imazhet tronditëse/ “Irma” zhduk çerekun e shtëpive në Florida

Uragani “Irma” ka zhdukur çerekun e shtëpive nga faqja e dheut dhe çdo ndërtesë tjetër është me dëme serioze në Florida.

Pamjet tregojnë qartë shkallën e shkatërrimit, që “Irma” dhe erërat e saj prej 200 km në orë lanë pas.

Rreth 90 mijë banorë që po kthehen në ishujt “Florida Keys” dhe në zonën “Miami Beach” janë paralajmëruar se shumica e stacioneve të karburantit janë mbyllur dhe sinjali i telefonave celularë nuk është i rregullt.

Sipas policisë amerikane, “Irma” shkaktoi 18 viktima në SHBA, 12 prej të cilave në Florida. Rreth 6.9 milionë shtëpi mbetën pa energji elektrike në Florida, Georgia, North Carolina, South Carolina dhe Alabama.

Ishujt “Florida Keys” u përballën me forcën kryesore të “Irmës” dhe, ndërsa njerëzit po kthehen atje, autoritetet po kontrollojnë gjendjen teknike të 42 urave që i lidhin me kontinentin, për t’u siguruar se e kanë kaluar stuhinë me sukses.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj