Inspektori i repartit ‘Shqiponja’ dekonspironte operacionet e policisë/ Përfundon në pranga

Një inspektor me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” në Tiranë, i cili dekonspironte veprimet e policisë, është arrestuar nga SHÇBA.

Në pranga ka përfunduar punonjësi i policisë inspektor Engrid Hënaj.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar në veprimtari kriminale. Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj