iPhone 8 dhe X: Apple publikon aksidentalisht të gjitha detajet e iphone-it të ri

Në të shkuarën, Apple ka qenë shumë i suksesshëm në parandalimin e rrjedhjes së informacionit në lidhjet me iPhone-t e ri.

Kompanisë i kanë rrjedhur detaje madhore në lidhje me karakteristikat e iphone-ve të rinj (që do të publikohet javën e ardhshme), nëpërmjet bërjes publike aksidentalisht të softuerit që do të instalohet në pajisje.

Kjo është, në fakt, hera e dytë që kompania e bën publik softuerin për të gjithë përdoruesit.

Kësaj here, iOS 11, do të sjellë ndryshime të shumta në dezajn.

Kamera e re dhe teknologji e re ekrani.

Ashtu si në vitet e mëparshme, Apple pritet që të fokusohet intensivisht tek kamera si tipari qëndror i iphone-it të ri. Kësaj here kamera do të ketë një gamë të gjërë funksionalitetesh të reja, që i përshtaten kërkesës konsumatore për LIVE video në platformat sociale.

Këtu do të përfshihen “Portrait Lighting”, duke u bazuar në softin e ri. Që do të përdorë një teknologji speciale për të ndryshuar llojin e dritës së portretit që do të ketë emërtesa të ndryshme: Dritë Konturore, Dritë Natyrore, Dritës skenike, Dritë skenike mono, dhe Dritë Studio.

Risi do të ketë edhe në opsionet e fotografisë, çelësit të kyçjes do t’i shtohet inteligjenca, dhe teknologjia e njohjes së fytyrës do të ketë aplikimit më të gjërë në aplikacionet e programit.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj