“Irma” lë pa energji 6.5 milionë shtëpi

Uragani “Irma” ka lënë pa energji elektrike rreth 6.5 milionë shtëpi në Florida, dy të tretat e totalit.

Ishujt e Florida Keys dhe pjesët perëndimore të këtij shteti amerikan ishin ato që përjetuan goditjen më të dhunshme të uraganit të kategorisë së katërt, që u zbut pas kësaj deri në kategorizimin si stuhi tropikale.

Katër të vdekurit në Florida i shtohen bilancit të 37 viktimave, që “Irma” shkaktoi në kulmin e furisë së saj, të regjistruar gjatë kalimit në ishujt Karaibe.

Sipas këshilltarit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Tom Bossert, do të duhet të kalojë shumë kohë përpara se banorët e Florida Keys të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Nuk pres që Keys të jenë të banueshme për disa javë të tëra. Procesi i rindërtimit do të kërkojë kohë, sidomos kur vjen fjala tek urat”, tha Tom Bossert, këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj