Ish-këshilltari i Trump “hap thesin”, “lum kritikash” për presidentin

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ish-kryestrategu Steve Bannon ka përcjellë publikisht atë që mendon në emisionin “60 Minuta” të rrjetit CBS, ku e cilësoi shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së James Comey si njërin prej gabimeve më të mëdha në “historinë politike moderne”.

“Nuk ka asnjë dyshim se po të mos ishte pezulluar James Comey nga puna, sot ne nuk do të kishim një prokuror të posaçëm, nuk do të kishim një hetim nga Mueller dhe as gamën e gjerë të veprimit të cilën është e qartë që ai po e kërkon”, deklaroi Banon.

Të hënën, sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders tregoi se presidenti i qëndron deri në fund vendimit të tij për shkarkimin e kreut të Byrosë Federale të Hetimit dhe këshilltarët e mbështesin plotësisht.

“U tregua qartë në ditët që pasuan atë lëvizje se presidenti pati të drejtë. Comey dha dëshmi të rremë e po kështu i përcolli fshehurazi gazetarëve informacione të klasifikuara”, tha ajo.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj