Ish-të përndjekurit, 800 trashëgimtarët që marrin paratë

Ish te perndjekur politike, duke protestuar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, ku kane kerkuar qeverise krijimin e nje ligji qe denon krimet e komunizmit.

Ministria e Financave publikon listën e kategorisë jo parësore në radhët e ish-të përndjekurve politikë që mund të trajtohen me dëmshpërblim, por duhet dorëzojnë dokumentet e nevojshme në drejtorinë e pagesave. Bëhet fjalë për listën e kategorisë jo parësore, për trashëgimtarët, rreth 800 përfitues, të cilët do të marrin dëmshpërblim, por më parë duhet të plotësojnë dosjen me dokumente. Përfituesit kanë edhe dy javë kohë për të plotësuar dosjen. Përfituesit kanë edhe 3 javë kohë për plotësimin e dokumentacionit.

Lista

DOKUMENTET

Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në  të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq. “Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative”, thuhet në njoftimin që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimtarët e ish-të dënuarve që nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin.