Italianët: Rashica, njësoj si Callejon i Napolit

Gianni De Biasi e la jashtë Europianit, ndërsa media italiane e krahason me Callejon të Napolit. Milot Rashica ishte futbollisti më i mirë në fushë për Vitesse-n në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lazio-s, i pari për grupet e Europa League luajtur në Holandë dhe që përfundoi 2-3 për skuadrën italiane. Rashica dha dy asist për golat e Matavz dhe Linssen.

Mediat në Itali shkruajnë se klubi napolitan do të provojë ta afrojë në merkaton e verës së vitit të ardhshëm. Napoli e ndjek prej 1 viti situatën e ish-futbollistit të Shpresave të Shqipërisë, i cili zgjodhi të luante për Kosovën pasi De Biassi e la jashtë listës së ekipit kuqezi në “Euro 2016”. Vitesse ka refuzuar çdo ofertë që erdhi për Rashicën në merkaton e kësaj vere.