Ja cilët parfume duhet të përdorni këtë vjeshtë/dimër

“Mjafton të ndjeni aromën e një parfumi, për të ndezur kujtimet…”

Këto fjalë të autorës amerikane të librave, Diane Ackerman, përshkruan më së miri se çfarë na ndodh me parfumet që jemi shpirtërisht të lidhur, qofshin ato aroma që na përfaqësojnë ne apo të cilat na kujtojnë një person special. Por në bazë të çfarë gjëje e zgjedhim parfumin tonë të preferuar?

Disa dëshirojnë aroma të ëmbla e të lehta, që mbase i kujtojnë fëmijërinë dhe pafajsinë, të tjerë kërkojnë aroma të forta e thumbuese, për të tërhequr vëmendjen e treguar siguri dhe ka nga ata që duan aromën e luleve dhe përfshirjen e freskisë rreth tyre.

Nëse akoma nuk e keni gjetur parfumin tuaj për këtë vjeshtë/dimër, ja disa sygjerime nga fragrancat e fundit të hedhura në treg:

Sisley Eau du Soir
Giorgio Armani Sì Huile de Parfum
YSL Black Opium Eau de Toilette
Calvin Klein Eternity Now

 

Lancôme La vie est belle Intense
Ormonde Jayne Vanille D’Iris
Acqua di Parma Magnolia Nobile
Givenchy Dahlia Divin
Andy Tauer Tuberose Sotto La Luna
Amouage Opus IX
Hayari Parfums Goldy