Ja modelet e këpucëve që duhet t’i keni patjetër këtë sezon

Sezoni vjeshtë-dimër 2017/2018 këtë vit sjell modele këpucësh nga më të çmëndurat deri tek ato më vintage. Ngjyra që dominon është e kuqja por nuk ngelet prapa as e zeza. Çizmet, të gjata apo deri tek kyçi i këmbës, janë kryefjala e stilistëve këtë dimër. Material najloni, lëkurë e shndrritshme, copë apo dhe material çorapeje të sjella në forma nga më të ndryshmet, do ju japin stilin e nevojshëm për t’u dukur sa më moderne.

Moda e këtij sezoni nuk njeh limite ose tabu, por kthehet me stilin e saj barok dhe shkëlqimi, figurat e pikturuara me dorë apo të stampuara i bëjnë këpucët të jenë vepra arti. Harrojini çizmet klasike, këtë vit duhet të jeni sa më ekstravagante. Ja disa nga modelet më të në modë për këtë sezon, të punuara nga stilistët më në zë.

Celine
Chanel
D&G
Dior
Fendi
Gucci
Hugo Boss
Louis Vuitton
Max Mara
Michael Kors
Miu Miu
Prada
Versace