Ja pse shqiptarët do ta votojnë Zaevin dhe partinë e tij

Shqiptarët kanë humbur besimin në bllokun politik shqiptar, prandaj e votojnë Zaevin dhe LSDM-në.

Kështu ka deklaruar ish-deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti në emisionin Top Tema.

Ajo ka paralajmëruar se shqiptarët edhe në këto zgjedhje lokale do ta mbështesin partinë e kryeministrit Zoran Zaev.

Duke komentuar anketën e fundit dhe besimin e madh që shqiptarët e Maqedonisë i japin kryeministrit aktual, Mehmeti ka thënë se kjo është pasojë e humbjes së besimit tek blloku shqiptar dhe qasjes së gabuar të Nikolla Gruevskit.

Vlen të përkujtojmë se vëllai i saj, Zamir Mehmeti, së fundmi është emëruar në postin e drejtorit të Telekomit të Maqedonisë, me përkrahjen e LSDM-së.