Jennifer Lopez këndon përkrah këngëtares shqiptare

Të takosh një divë të muzikës si J.Lo është ëndërr për pjesën më të madhe të botës, por të këndosh krah saj, duhet të jetë një mrekulli.

Një emocion të tillë e ka provuar ditën e djeshme në Las Vegas, këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila prej kohësh është kthyer në një yll ndërkombëtar. Të dyja së bashku, kënduan “In the name of love”, hitin e Bebe-s në bashkëpunim me Dj e famshëm, Martin Garrix.

Në përshkrimin e videos, këngëtarja shqiptare shkruan: “Kur J.Lo të kërkon të këndosh, bën më ta bësh këtë!” duke reflektuar një ndjesi mjaft pozitive. Shpresojmë që në një të ardhme pse jo, të ketë madje edhe një bashkëpunim mes tyre.

When @jlo jlo asks you to sing, you betta sang. Cc: @steviemackey on the keys

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj