Kapet durrsaku i cili përndiqte dhe kërcënonte 54-vjeçaren

Një tjetër rast përndjekje ka gjetur zgjidhje nga ana e policisë së Durrësit. Një 51-vjeçar është arrestuar, pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një grua 54-vjeçare.

Shtetasi Armando Tirana, 51-vjeç, me banim në Durrës, ka kërcënuar, ofenduar dhe ka përndjekur në vazhdimësi shtetasen me inicialet F.H., 54 vjeçe, në lagjen Nr. 15.

Për këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja”.