Kavajë/ 36-vjeçari dhunon nënën, vëllanë dhe bashkëshorten

Një sherr në familje ka nxjerrë nga kontrolli një 36-vjeçar, i cili siç bën me dije policia e Kavajës ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën, vëllanë e vet dhe bashkëshorten.

Blutë e qytetit të Kavajës kanë mundur të arrestojnë Xhevahir Hallullin banues në fshatin Vorrozen Kavajë.

Sherri ndodhi mbrëmë në banesën e tyre, ndërsa policia sqaron se 36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, (shtetases Sh.H., 59 vjeçe), vëllait (shtetasit B.H., 38 vjeç) dhe bashkëshortes (shtetases A.H., 33 vjeçe).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”.