Kelvi Kadilli di të marrë vëmendjen, starton emisionin me një puthje

Pas zhurmës që ka bërë këto ditë në lidhje me emisionin e ri që do të prezantojë, Kelvi Kadilli duket se ka shkelur në terrenin e tij dhe e ka gjetur veten shumë shpejtë edhe në televizionin e ri me të cilën ka nënshkruar kontratën. Djali simpatik ka nisur sot emisionin e drekës në Top Channel. Ai do të prezantojë përkrah Dojna Memës, atë që dikur njihej si Select. Tanimë i quajtur Pop Culture, Kelvi dhe Dojna do të moderojnë një format ndryshe nga ai i pari. Ndryshe nga çfarë kemi parë, kur moderatorët në të shumtën e rasteve janë tejet të “ngrirë”, dyshja e moderatorëve e nisi emisionin me një puthje në buzë.

“Kur e bënë ata të Fiksit, pse të mos e bëjmë dhe ne”, tha Kelvi.

Dojna iu përgjigj me një pyetje:

Çfarë do thonë tani, që jemi heteroseksualë?