Klara Buda vjen me studimin eseistik: Rrëfenja kuteliane në 110-vjetorin e Lindjes së Mitrush Kutelit

Ombra GVG

http://www.ombragvg.com/al/index.html

Në 110-vjetorin e lindjes, Klara Buda vjen me një studim kritik mbi prozën e shkurtër të Mitrush Kutelit.

Në 13 shkurt 2017, në 110-vjetorin e lindjes, botohet në nga OMBRA GVG një studim eseistik: Rrëfenja kuteliane.

Ky punim i mbrojtur në EPHE, Ecole Pratique Des Hautes Etudes, pranë Sorbonnë-s në Francë është përkthyer në frëngjisht nga Adriana KOXHA. Parathënien e firmos latinisti dhe albanologu i mirënjohur francez Christian GUT, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, i cili e vlerëson atë kështu:

« Të zgjidhje prej një vepre kaq të gjerë dhe të shumanshme si ajo KUTELIT një tekst që të ishte përfaqsues dhe njëkohësisht më tërheqës dhe i kapshëm për publikun francez ishte e vështirë. Edhe këtë herë zgjedhja është perfekte, sikurse është edhe puna e analizës e zonjës BUDA. Në këtë punim, ajo na transmeton, nëpërmjet zgjedhjes së fjalorit, të shqyrtimit të sintaksës dhe të kompozicionit, origjinalitetin e një frymëzimi i cili pasuron anën përshkruese të tregimit me aluzione personale diskrete. »

Christian GUT

BIO KUTELI

Mitrush Kuteli (1907-1967) është shkrimtar i veçantë i letërsisë shqipe.

Pjesë e elitës shkencore dhe letrare, ai u dënua, u persekutuar dhe u reduktua në heshtje nga regjimi totalitar shqiptar. Pas daljes nga burgu e deri në vdekjen e tij të hershme në vitin 1967, ai u detyrua të punojë si përkthyes duke iu nënshtruar normës së shtëpisë botuese Naim Frashëri Botimi i veprave personale nuk ishte ndaluar zyrtarisht, por kjo u bë realitet pak nga pak

Kjo vepër, një gjerdan ku ka të paktën mes të tjerash disa perla, tridhjetë në total, ku mund të permendim Vjeshtën e Xheladin Beut, E madhe është gjema e mëkatit, Fshati im e pi rakinë, Xinxifillua, Rina Katarinella, etj.

Stili dhe metoda e tij e veçantë përben një risi në prozën narrative dhe shënon lindjen e prozës moderne shqipe. Sot Kuteli konsiderohet si një nga mjeshtrit e fjalës shqipe, kontributi i të cilit është i pamohueshëm dhe i padiskutueshëm.

Bio BUDA

Klara BUDA, është gazetare, shkrimtare dhe eseiste. E vendosur në Paris që prej vitit 1990, ajo ka punuar respektivisht për UNESCO-n, BBC-në dhe RFI, radio Francën Internacionale, ku drejtoi redaksinë shqipe deri në mbylljen e saj.

Pas studimeve të Letërsisë moderne dhe të krahasuar në Sorbonne, ajo ndryshon drejtimin fillestar të Mjekësisë Veterinare dhe diplomohet në Histori Arti dhe Metoda të Studimit të Historisë, në Ecole Pratique des Hautes Études, E.P.H.E. në Paris.

Ndër botimet e saj veçojmë romanin Kloroform mbi fatin e individit në totalitarizëm, vëllimin Kosova Mon Amour, nderuar me çmimin e publicistikës, kritikës dhe të esesë në “Prishtina Book Fair 2017”, përkthimin në frëngjisht të rrëfenjës Fshati im e pi rakinë, si dhe studimin akademik “rrëfenja kuteliane”, që e keni në dorë.

Klara Buda e ka mbrojtur këtë  studim akademik mbi veprën e Mitrush Kutelit në Shkollë e Studimeve të Larta (E.P.H.E.) Paris, ku është lauréate e një masteri (DEA) në Histori Arti. Puna e saj mbi këtë autor sjell një analizë të nuancuar mbi teknikën e tij të vecantë të rrëfenjës, të bazuar në shkrimin e një gjuhe « sikur flasim » të destinuar për tu treguar.

Kuteli  afron në shumë pika në stilin e Boccaccio-s, Rablai-së, apo Servantes-it, rrëfenjat e tij, ngërthejnë, një realizëm grotesk, që u  flet lexuesve me një gjuhë universale. Por duke pasur edhe një përdorim në shkallë të gjerë të procedeve të tregimeve gaztore popullore, me ngjyra lokale, të kthyera në art nga Kuteli, ajo i sjell këtij lexuesi edhe të veçantën, « marken » shqiptare. Gjithë duke qënë në nivelin dhe « stilin e Gargantuas-ë » teksti kutelian, i shkruar me një distancë në kohë është më i latuar se ai i këtij autori fetish francez.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj