Klaudia Pepa i lë një mesazh, Albi Nako përlotet gjatë emisionit

Shumë bujë të madhe bëri kohë më parë ndarja e Albi Nakos me balerinën e mirënjohur Klaudia Pepa. Kjo e fundit duket se nuk është pritur mirë nga ndjekësit në rrjetet sociale, ku herë pas here edhe e kanë kritikuar, por duket se plagët janë shëruar me kalimin e kohës.

Albi Nako ishte sot i ftuar tek emisioni “Rudina” në “TvKlan”, ku foli per projektet e tij, por edhe për ndarjen nga Klaudia Pepa. Ajo i kishte dërguar nje videomesazh nga Italia, ku i shprehte dashurinë, ndonëse janë ndarë. Bukuroshja e cila po korr një sukses të jashtëzakondshëm edhe jashtë Shqipërisë, përshëndeti edhe familjen e Albit, për të cilët tha se ishin të mrekullueshëm.

Ky videomesazh e ka përlotur Albin, i cili ndodhej në studio.