Kodheli: Krenare për Forcat e Armatosura të Shqipërisë!

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shprehur mirënjohjen ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Me anë të një letre të hapur, të cilën e ka ndarë me të gjithë qytetarët në Facebook, ajo shkruan se ndjehet krenare për ta.

“Nuk do të gjej dot fjalët e duhura (e megjithatë do të vazhdoj të flas a shkruaj, sa herë që kjo mundësi të më jepet) për t’ju përshëndetur e falenderuar të gjithëve një e nga një, ju gratë dhe burrat nën uniformë.

Unë thjesht dhe vetëm mbetem krenare për Forcat e Armatosura të Shqipërisë! Ju falenderoj për shërbimin që i jepni Atdheut!”.