Kodheli i lë vendin Olta Xhaçkës

Pas ceremonisë së betimit të ministrave të kabinetit të ri qeveritar, sot mori detyrën Ministrja e re e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ajo bëri betimin në Presidencë bashkë me kryeministrin, Edi Rama, dhe pjesën tjetër të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori detyrën të cilën ia dorëzoi paraardhësja e saj, Mimi Kodheli.

Olta Xhaçka është e dyta femër që zgjidhet ministre e Mbrojtjes, pas Mimi Kodhelit, e cila drejtoi për 4 vite këtë dikaster të rëndësishëm të shtetit shqiptar.