Komenti politik i javës/ Qeverisjen e ka Rama, Vetting-un Evropa dhe Amerika, drunë populli

Specifikat e kësaj legjislature, në një këndvështrim personal dhe të thjeshtë, mendoj se janë këto. Qeverisja është qartësisht në duart e PS-së, dhe Ramës i bie barra e plotë në të gjithë sektorët e saj të vendosë njerëzit më të aftë.

Specifikat e kësaj legjslature në një këndvështrim personal dhe të thjeshtë, mendoj se janë këto. Qeverisja është qartësisht në duart e PS-së, dhe Ramës i bie barra e plotë në të gjithë sektorët e saj të vendosë njerëzit më të aftë.

Vetingu ose procesi i pastrimit të politikës, natyrisht është në dorën e të huajve dhe është Iluzion të mendohet si zakonisht, se qeveria ka gjë në dorë të saj ndonjë gjë esenciale. Theksuar shpesh, nëse në Gjermani, paudhësia, korrupsioni apo njerëzit e korruptuar duan, ta zëmë, një vit të kapen e të dënohen, në Francë dy, e në Itali pesë vjet, në Shqipëri ndoshta njëzet a njëzetë e pesë vjet, por në fund procesi i dënimit të korrupsionit dhe përfaqësuesve të tij është i pashmangshëm. Shumë mendojnë se kjo është vepër e drejtësisë, por vetë mendoj se shoqëria nuk mëson shumë nga historia, por shkon përpara nga konflikti i interesave. Besoj se shumë shpejt do të shihen efektet e Vetting-ut, proces i cili do të jetë i rëndë për të majtë e të djathtë, pa përjashtim.

Në planin e “drurit” mendoj se PS-ja dhe Rama janë drejtpërdrejt në syrin e popullit dhe nuk mund të justifikohen në zgjedhjet e ardhshme. Ai vetë e ka theksuar këtë në mbledhjen e fundit të grupit, duke paralajmëruar se me dështimin PS-ja nuk do të vijë dot më në pushtet për një kohë të gjatë. Mund të thuhet edhe se me këtë dështim kemi përfundimisht daljen nga skena e historisë së partive të mëdha PD-PS e bashkë me to edhe të një klase të tërë politike që në këtë çerek shekulli më shumë i ka prurë dëme sesa dobi vendit.

Në një intervistë të dhënë para dy ditësh, Kryeministri shprehu shqetësimin nëse do të arrijë ta çojë përfundimisht për skrap “tepsinë e pushtetit” apo jo. Shqetësimi bëhet real kur kupton lidhjen e madhe të interesave të palëve në kohërat e bashkëqeverisjes. Duket e vështirë që kjo të realizohet, edhe nëse merr në llogari që shumë prej agjencive (reduktohen rreth 37 të tilla) shpesh kanë qenë më shumë vepër e asaj që u sipërtheksua sesa e ndonjë plani konkret që ka pasur lidhje me modernizimin e shtetit.

Besoj që opozita ka mbetur po ajo dhe në atë rrugë të vjetër zor se do të prodhojë gjë. Sherri për Ruçin, pra zgjedhjen e tij, e tregon qartë që në fillim se çfarë opozite do të shohim rrugës. Në një vështrim të thjeshtë, duket se është një veprim nga ata që quhen për t’u bërë, si shprehje simbolike në emër të përkrahjes së shtresave që PD ka përfaqësuar për një kohë të gjatë. PD ka pasur shumë mundësi ta materializonte këtë lloj përkrahje në foma e me mjete të tjera. Në këtë sens, kjo inisiativë e PD-së, nuk mund të thotë më shumë sesa një gjest simbolik.

Nuk jam shumë i sigurt nëse do të prodhojë kjo opozitë ide apo nisiativa të qarta, që janë rruga e vetme për të luftuar qeverinë dhe qeverisjen.

Në hapje të seancës së parë, lajmet e mëngjesit paraqitën amabasadorin amerikan që theksoi rëndësinë e pozicioinit tranzit, bile dhe të një tip dispeçerie të Shqipërisë. Kjo për shkak të tubacionit të ri të gazit që niset kësaj radhe prej nesh dhe shkon deri në Kroaci. Nëse këto katër vjet do arrihet që ky pozicion të forcohet nëpërmjet projektimit apo ndërtimit të portit të Vlorës apo Korridorit të 8-të, pozicioni i Shqipërisë shumëfishohet në forcë dhe vendi fillon dhe forcon shylllën e parë të tij, atë që lidhet me shfrytëzimin e pozicionit gjeografik .

Sektorin tjetër, ai i bujqësisë, apo shtyllës tjetër që mban “trarët e vendit” besoj do të jetë primar. Rama e theksoi këtë në një intervistë të para dy ditëve dhe besoj se është një shenjë e mirë. Por, ndërkaq, kjo e thënë është pak, për të mos thënë shumë pak, nëse nuk konkretizohet me vepra. Shqipëria ka problem me pronat, me mbivendosjet e panumërta dhe me Ligjin 7501 që vazhdon ta mbajë të lidhur me proces që na çojnë më shpesh sesa duhet në dyert e Strasburgut.

Shëndetësia duket dhe do jetë “Thembra e Akilit”, pavarësisht idesë që ka qeveria në përparimin e saj apo vërtet te realizimi i disa gjërave në praktikë. Vetë besoj se nëse nuk vendoset siguracioni shëndetësor do të gjendemi në një kufi të ngatërruar midis propagandës dhe realizimit real të gjërave.

Po i tillë duket edhe arsimi profesional, që duket po aq i rëndësishëm, në mos më i rëndësishmi i gjërave që duhet të preokupojnë qeverisjen katërvjecare.

 

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj