Konkurrenca mbaron në pistë: Ja si kërcejnë bashkë Vjollca Hoxha dhe Alba Frangaj (video)

Të ftuar të shumtë kanë gëzuar mbrëmjen e së dielës së bashku me Marinën e Getoarin në ditën e madhe të kurorëzimit të dashurisë së tyre. Çifti lidhi kurorë në një ceremoni romantike buzë detit në Gjirin e Lalëzit dhe pas shkëmbimit të unazave, ata së bashku me të ftuarit janë zhvendosur në tendën gjigante të ngritur enkas për dasmën.

Pas kërcimit të parë të dyshes, kanë shpërthyer menjëherë vallet dhe thuajse të gjithë të ftuarit i janë drejtuar pistës së kërcimit. Por surpriza e vërtetë e mbrëmjes ka qenë kërcimi i dy zonjave të para të televizioneve më të mëdha në Shqipëri. Vjollca Hoxha e ‘Top Channel’ dhe Alba Frangaj e televizionit ‘Klan’  kanë lënë pas konkurrencën e tyre profesionale mbrëmjen e djeshme dhe janë filmuar teksa kërcenin së bashku mëse të entuziazmuara vallen e Tropojës.

Alba Frangaj shoqërohej nga bashkëshorti Aleksandër Frangaj, ndrësa Vjollca Hoxha, nga dy vajzat Lori dhe Sara dhe partneri i Sarës, Ledion Liço. Ndiqni videone  siguriar nga ‘Revista Who’

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on

 

 

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on