Kosova përfiton 50 milionë dollarë ndihmë amerikane

Presidenti Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Uashington, ka nënshkruar marrëveshjen mes Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation (MCC) për një ndihmë prej 49 milionë dollarë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi nënvizoi se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

“Ne po nënshkruajmë këtë marrëveshje me MCC-në, dhe po hapim një faqe të re të marrëdhënieve, të fokusuara në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të jetë një mjet shumë i fuqishëm për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se këto investime do të ndihmojnë bizneset në vend të merren me furnizim me rrymë elektrike, me kursim të energjisë dhe forcim të transparencës qeveritare për qytetarët.

I pari i vendit nuk ka harruar të vë në dukje se kjo marrëveshje është bërë e mundur vetëm me ndihmën e kongresmenit Engel dhe kolegëve të tij.

 “Falemnderit kongresmen për përkushtimin tuaj ndaj Kosovës dhe për sjelljen e MCC-së në Kosovë. Falënderojmë anëtarët e nderuar të Kongresit dhe Senatit që kanë ndihmuar Kosovën në këtë proces. Gjithashtu falënderojmë ekipet tona, të udhëhequra nga Sarah Olmstad dhe Petrit Selimi të cilët kanë punuar shumë, dhe shumë shpejt për të krijuar projektet dhe për të sjellë këtë marrëveshje deri në këtë ditë”, ka shtuar Thaçi.

 

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj