Kryemadhi i bën “presion” Ramës: Harroje se do na blesh!

Sikundër e ka thënë edhe më herët, edhe sot në Kuvend kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi paralajmëroi se kjo forcë do bëjë opozitë të fortë dhe se kryeministri nuk mund të tallet. Ajo tha më tej se Rama tashmë po mundohet që të drejtojë opozitën përmes blerjeve, presioneve dhe shantazheve.

“Pasi manipuloi dhe bleu timonin për të rrëmbyer gjithë tepsinë si tahmaqar, tani nuk ka hallin si të qeveris me përgjegjësi para vendit e qytetarëve, por se si të drejtojë edhe opozitën përmes diversioneve, blerjeve, presioneve e shantazheve. Por ta harrojë ky kryeministër i votës së blerë, të paktën nga sot e në të ardhmen se do luaj me opozitën dhe demokracinë, ashtu si ka bërë deri tani.

Mos të harrojë asnjëherë, ky kryeministër i pakicës së shqiptarëve, se shumica dërrmuese e shoqërisë është në opozitë me këtë qeveri dhe këtë do e tregojnë shqiptarët shumë shpejt. Ne sapo kemi filluar këtë rrugëtim së bashku me shqiptarët, për t’ju dhënë atyre shpresë se ky vend mund të bëhet”, tha Kryemadhi.