Kryemadhi: Rama, kryeministër i votës së blerë! S’ka lidhje me realitetin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në fjalën e marë në Kuvend tha se qeveria ka humbur lidhjen me realitetin. Ajo deklaroi se të ardhurat mbeten njësoj e ndërsa konsumi është rritur. Me theks të veçantë mbi ekonominë, me tone të larta Kryemadhi u shpreh se s’ka asnjë rritje tek të ardhurat e shqiptarëve.

Ajo u ndal edhe tek aktiviteti kriminal, trafiku i dogës, etj. Pas nuk la edhe sigurinë e qytetarëve, duke kujtuar fatin e një gjyqtareje të vrarë nga ish-bashkëshorti. Për këtë ajo parashtroi pyetjen: Kush mban përgjegjësi për këtë situatë?

Kryetarja e LSI-së u fokusua edhe tek të rinjtë, ku sipas saj, pjesa më e madhe duan të braktisin vendin, për kushte më të mira ekonomike. Duke shigjetuar Ramën, ajo e cilësoi si kryeministër të pakicës, e i votës së blerë.