Kryeministri kanadez përkrah qeverinë e re në Maqedoni

Me një vonesë disi të çuditshme, kryeministri kanadez Justin Trudeau ka përshëndetur krijimin e qeverisë në Maqedoni, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Kanada do të vazhdojë mbështetjen e aspiratave të Maqedonisë në NATO dhe e presim ditën kur do t’ju mirëpresim në Aleancë”, ka thënë Trudeau në telegramin e urimit drejtuar kreut të qeverisë në Maqedoni.

Duke përshëndetur krijimin e qeverisë së re, ai ka thënë se pret që të ketë bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.

Unë jam i sigurt se ju do të vazhdoni të drejtoni vendin tuaj me nder dhe përgjegjësi të denjë për mbështetje nga populli, drejt një të ardhme të ndritshme të mbështetur në reformat e paralajmëruara, aspiratat evropiane dhe përkushtimin për stabilitetin rajonal”, ka thënë kryeministri kanadez.

Truedau ka shtuar se pret që të dyja vendet, Kanada dhe Maqedonia, të bashkëpunojnë në arritjen e synimeve të përbashkëta.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj