Kupa e Shqipërisë, humbin Kukësi e Teuta

U luajtën sot ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, ku ka pasur edhe rezultate surprizë, ku bie në sy humbja e Kukësit dhe e Teutës, dy ekipe protagonist të këtij kompeticioni. Megjithatë, pas dy javësh janë ndeshjet e kthimit dhe normalisht që ka vend për të përmirësuar, aq më tepër që humbjet ishin minimale.

Mladen Milinkoviç ka shijuar humbjen e parë si trajner i Kukësit ndaj skuadrës modeste të Egnatias. Ndonëse verilindorët kishin udhëtuar me lojtarët rezervë drejt Rrogozhinës për këtë duel, pakkush priste që ata të komplikonin kualifikimin e mëtejshëm me një disfatë në transfertë që duhet ta përmbysin në ndeshjen e kthimit.

Partizani fitoi me goleadë 2-6 në Kuçovë në ndeshjen ndaj Naftëtarit. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Nallbatit, por të kuqtë më pas përmbysën shifrat. Sulmuesi Edgar Çani u fut në lojë në pjesën e dytë dhe debutoi me gol me fanellën e Partizanit. Flamurtari fitoi pastër 0-2 ndaj Dinamos në takimin e luajtur në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës.

Tirana përmbysi ndeshjen në Kavajë, ku kapiteni Karabeci shënoi të dy golat. Në takimet e tjera, Turbina mposhti Korabin, Apolonia barazoi me Lushnjën, Pogradeci mposhti Shkumbinin në Peqin dhe Luftëtari mposhti Elbasanin në transfertë. Ndeshja mes Tomorit dhe Bylisit u ndërpre për shkak të largimit të forcave të rendit.

KUPA E SHQIPËRISË, TURI I PARË

GRUPI A

Egnatia–Kukësi 1-0
Bakiasi14’

Tërbuni–Teuta 1-0
Shaba 34’

Kastrioti–Vllaznia 0-0

Besa–Tirana 1-2 
Perja29’  / Karabeci 31’ (11-m), 68’

Iliria–Kamza 0-2
Raçiç 25’, Plaku 57’

Shënkolli–Besëlidhja 0-2
Dyca 56’, 62′

Burreli–Erzeni 2-1
Kaloshi 49’, Farruku77’ / Vathi 75’

Skënderbeu-Mamurrasi 8-0 (E luajtur 1 javë më parë)
Kelmendi 17’, Muzaka 37’, 53’ (11-m), Shkodra 63’, Nespor 77’, Demte 79’, Soëe 80’, 86’

 

GRUPI B

Naftëtari – Partizani 2-6
Nallbati 12′, Kajo 80′ / Gigiua 19′, 72′, Malota 44′, Çani 60′, Herrera 65′, Batha 85′ (11-m)

Dinamo – Flamurtari 0-2
Hoxhaj 49′, Neziraj 67′

Turbina – Korabi 3-2
Baku 29′, Gorxha 36′, Peqini 55′ / Turhani 7′, Murrja 17′

Apolonia – Lushnja 1-1
Krasniqi 82′ / Pepa 12′

Tomori – Bylis 0-1 (E ndërprerë)
Limaj 58′

Shkumbini – Pogradeci 0-2
Çekiçi 5′, Kame 77′

Elbasani – Luftëtari 0-3
Janku 39′, Zogaj 43′, Nunes 83′

Sopoti – Laçi 0-12 (U luajt në 13:00)

Bushi 16′, Uzuni 26′, Mbombo 28′, 65′, Lushkja 47′, Shala 50′, Xhixha 52′, 57′, 82′ (11-m), 85′, 90′, Fangaj 87′