Kylie Jenner nuk duron më presionin: Ja pse i bëra buzët!

Kylie Jenner tashmë është e njohur gjerësisht për ndërhyrjet në fytyrë e në trupin e saj, e ku në të shumtën e rasteve ajo i ka pranuar.

Por tashmë bukuroshja ka treguar të tjera detaje tronditëse, duke nënvizuar se presioni i shoqërisë ka ndikuar negativisht në vetëbesimin e saj.

Një koment negativ për buzët e saj ishte vetëm fillimi i një mori ndërhyrjesh, aq sa ajo sot nuk ka të ndalur.

20-vjeçarja ka treguar motivin e vërtetë që e shtynë drejt kirurgjisë plastike.

“Isha vetëm 15-vjeç dhe isha shumë e pasigurtë për buzët e mia. I kisha shumë të holla…”, tregon Jenner, duke sjellë ndërmend komentin e një djali, që siç duket se ka harruar lehtë.

“Mbaj mend, ishte një nga puthjet e mia të para dhe ai më thotë: “S’mendoj se ti puth mirë, sepse buzët e tua janë mjaft të holla”. Por si mund ta thotë dikush këtë. E përjetova shumë keq dhe u ndjeva kaq e pasigurtë me veten.