Lisejenët (Lukaasit): Etruskët e Lindjes

Shkrimet hitite të gjetura shumë vonë i përmendin lisejenët diku në shek. e 15-të prKr si populli i quajtur lukka, me një homogjenitet etnik, por pa shtet të vetin. Në shekullin 13-të prKr. i gjejmë në rangjet hitite kundër faraonit Ramzesi i II, beteja e Kadeshit (1290-1275 pr.Kr ).
Pra lukaasit që në kohën e Bronzit jetonin në të njëjtin territor si liesejenët. Me keqardhje, se sa pak studime kemi për këta pasardhës pellazgjik që jetonin në jugun e Anadollit të sotëm. Referencat kryesore janë grekët, të cilët çdo gjë dhe fakt e kanë të manipuluar sipas nevojave të tyre.

Në mijëvjeçarin e dytë pr.Kr. perandoria hitite ishte një fuqi e madhe në Azinë e Vogël, dhe sipas shkrimeve të tyre (?) përmendeshin lisejenët dhe se marredhëniet e tyre ishin shumë të mira. Nga hititët njihen vendet Ptara, Tlawa, Winawanda; pra ishin në gjuhën lisejene, që më vonë i morën emrat grekë Xanthos, Tlos, Oinoanda ( kështu flasin arkeologët e Francës).

Shënimet për lisejenët janë shumë të rralla, por përmenden edhe një, rreth kohës së shthurjes së hititëve (viti 1200 prKr ) si “populli i detit” , të njohur edhe si piratë të deteve (?).
Sipas Jacques des Courtils, ( professor i arkeologjisë i Universitetit të Bordos, Fr.) Lisejenët janë etruskët e lindjes që e sollën edhe ndikim lindor aty.

Të kalojmë në një kohë më të afërt për ne. Në vitin 1176 pasKr. Lisia e vjetër ra nën pushtimin e Sultanatit Selxhukid, turk të tekeidëve, dhe pas 1390-ës nën ottomanët.
Pak e mbeshtjellur me manipulime, thuhet se vendoret u shndërruan në grekë gjatë mijëvjeçarit të parë (nëse ishin ortodoksë, nuk ishin automatikisht grekë) dhe pastaj në turq dhe myslimanë (konvertimi dhunshëm për të mos paguar haraç material dhe haraç në njerëz), që të ikin nga ligji “Devshimesë”, pra dërgimit të djalërisë së tyre për jeniçerë.
Interesant, sipas Traktatit të Lozanës (1923) këta banorë u shpërngulën në Greqi.
Të kthehemi prapa, në mijëvjeçarin e tretë pr.Kr, kur ky vend u popullua, por shënimet janë shumë të pakta.

Dy varre karakteristike të likejasve; fillimi i shek. të 5-të pr.Kr të quajtura “sarkofagu në shtylla” që gjenden në Xanthos.

Dy varre karakteristike të likejasve; fillimi i shek. të 5-të pr.Kr të quajtura “sarkofagu në shtylla” që gjenden në Xanthos.