Lori Hoxha indinjohet me portalet: Mos më përfshini në lajmet e kota që bëni

Më datë 10 shtator, prezantuesja Marina Vjollca dhe këngëtari i “Babastars”, Getoar Selimi, organizuan dasmën e tyre të shumpërfolur në Gjirin e Lalëzit.

Mes të ftuarve të shumtë të botës së medias dhe ekranit, ishin prezent dhe ish-familja mediatike e Marinës, Sara, Lori, Vjollca dhe Ledjoni.

Pavarësisht largimit të saj nga Top Channel, Marina nuk mund të mos ftonte ata që e kanë mbështetur për vite të tëra në ekran. Mirëpo, ditën pasuese të dasmës, mjaft portale e “kryqëzuan” Lorin për zgjedhjen e ngjyrës së zezë të fustanit në ceremoninë e çiftit.

Menjëherë pas kësaj, Lori postoi në llogarinë e saj në Instagram, një foto ku duket kërkimi i bërë në Google, ku ajo ka shkruar: “A mund të veshësh ngjyrë të zezë në dasëm?”

Përgjigja e marrë është: “Po, e zeza është gjithmonë një opsion i mirë”. Bashkëngjitur me foton ajo ka shtuar: “Ju lutem, jini kaq të sjellshëm sa të mos më përmendni në lajmet e kota që nxirrni për mua. Janë të mërzitshme, ofenduese dhe sinqerisht të dala mode”, përfundoi ajo mjaft e indinjuar.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj