LSI zyrtarizon emrat për komisionet: Vasili drejton Shëndetësinë, Kryemadhi te i Jashtmi

LSI ka zyrtarizuar emrat e deputetëve që do të jenë përfaqësues në Komisionet Parlamentare.

Publikimi i emrave erdhi pas ndarjes së komisioneve me PD.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të jenë anëtare e Komisionit të Jashtëm. Pas dakordësisë me PD, Petrit Vasili do të drejtojë komisionin e Shëndetësisë, ndërsa anëtarë do të jenë edhe Vangjel Tavo me Floida Kërpacin.

Në komisionin e Ekonomisë, përfaqësues të LSI do të jenë deputetët Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu dhe Gledion Rehovica. Endrit Brahimllari do të jetë pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj janë vendosur në komisionin e Arsimit.