Merkel i përkujton Haradinajt ‘detyrat e vështira’, ekonominë dhe demarkacionin

German Chancellor Angela Merkel, leader of the Christian Democratic Union, speaks during the annual meeting 'Germany Day' (Deutschlandtag) of the party's youth organization Young Union (Junge Union) in Erfurt, central Germany, Friday, Nov. 15, 2013. (AP Photo/Jens Meyer)

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar Ramush Haradinajn për detyrën e re në krye të Qeverisë së Kosovës.

Në telegramin e urimit, Merkel nuk ka ngurruar t’i përkujtojë qeverisë së re detyrat e vështira, siç janë përmirësimi i gjendjes ekonomike, marrëdhëniet me Serbinë si dhe demarkacionin e kufirit.

Në vijim po sjellim të plotë urimin e kancelares gjermane:

I nderuari Zoti Kryeministër,

Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër,
Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira. Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj. Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës. Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë.

Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses

Me nderime,
Angela Merkel,
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj