Meta jep mesazhe të qarta: Bashkëpunoni me opozitën…

Pak çaste më parë, kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit të ri kryen betimin në Presidencë. Ilir Meta, pasi i ka përcjellë urimet qeverisë së re, kërkoi bashkëpunim me opozitën, për përshpejtimin e Reformës në Drejtësi. Ai vendosi theksin tek Reforma në Drejtësi, me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ja fjala e Metës:

I nderuar zoti kryetar i Kuvendit, i nderuar zoti kryeministër

Shqipëria dhe shqiptarët presin nga qeveria e re, përgjegjësi më të mëdha për të përballuar sfidat.

Dua të theksoj rëndësishëm që ka përshpejtimi i Reformës në Drejtësi, me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Integrimi në BE, ndaj shpresoj një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe opozitës, në mënyrë që të hapim sa më shpejt negociatat.

Jam shumë i i gëzuar që qeveria e ka pagëzuar vitin 2018 si viti i Skënderbeut. Dua tu them se do të kemi gjithmonë mbështetjen time. Heroi ynë kombëtar është simboli i bashkimit, që është ajo për çfarë kemi më shumë nevojë”, tha Meta në fjalën e tij.